Saturday, May 18, 2024
HomeAktualitet“Basha ik” edhe ne Shkoder

“Basha ik” edhe ne Shkoder

-

Lulzim Basha në krye të partisë demokratike po bëhet i padëshiruar nga shumë anëtarë e simpatizant të kësaj force politike. Pas banderolës së bujshme, që u vendos pak ditë më parë në selinë e Partisë Demokratike, ku i kërkohej Bashës që të ikte, duket kjo metodë për ta larguar kreun e vetëgrirë të PD, po përhapet edhe në qytete të tjera të Shqipërisë. Shkodranët janë atë që për herë të dytë kërkojnë ta përzenë Lulzim Bashën, fill pasi i refuzuan listën e tij, duke i dhënë rezultatin më të dobët të PD në bastionin e saj legjendar. Një banderolë tjetër “Basha ik!” është parë në orët e para të mëngjesit, në degën e Partisë Demokratike në Shkodër, raporton CityNeës. Edhe këtë herë nuk dihet konkretisht se kush janë autorët e këtij veprimi, por Lulzim Bashës qartësisht nga Shkodra i vjen një mesazh i fortë dhe i drejtëpërdrejtë, i cili me shumë mundësi pritet të shpërndahet në çdo degë të Partisë Demokratike. Rezultati zhgenjyes i partisë demokratike në zgjedhjet e se dieles ka bërë që pakënaqësitë të vijnë në rritje brenda kësaj force politike, ku firmat e figurave qendrore që kërkojnë doreheqjen e Bashës sa vijnë dhe shtohen. Së fundmi edhe veprimi i kryetarit të ngrirë për t’iu deleguar kompetencat n/kryetareve është cilësuar jo statuor nga sekretari i përgjithshem Arben Ristani. Në facebook ai shkruan: Delegimi i kompetencave organizative nga Kryetari tek nenkryetaret eshte jo statutor dhe pa permbajtje, sepse kompetencat organizative i takojne ne baze te statutit Sekretarit te Pergjithshem. Neni 43 thote se ne rast doreheqje etj te Kryetarit, Sekretari i Pergjithshem mbledh Keshillin Kombetar i cili komandon Nenkryetarin qe do te drejtoje Partine. Pra kompetenca e komandimit i takon Keshillit Kombetar i cili thirret nga Sekretari i Pergjithshem. Vendimi i dy nenkryetareve per te thirrur zgjedhjet, caktimin e dates se zgjedhjeve dhe dates se paraqitjes se kandidaturave eshte vendim i pa mbeshtetur ne statut.  Ne baze te nenit 40/2 te statutit te Partise, shpallja e dates se zgjedhjeve dhe e dates se paraqitjes se kandidaturave eshte kompetence e Kryesise Partise. Per ta vendosur situaten ne shtratin statutor, per te garantuar integritetin e zgjedhjeve ne Parti dhe per te rifituar besimin e anetaresise, eshte e nevojshme rinisja e procesit mbi bazat e statutit te PDSH-se.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts