Wednesday, May 1, 2024
HomeAktualitetZjarret djegin pyje e banesa

Zjarret djegin pyje e banesa

-

Pergjate 24 oreve te fundit ka patur 5 vatra zjarri ne zona te ndryshme te vendit. Drejtoria e pergjithshme e emergjencave civile perserit thirrjen ndaj te gjithe qytetareve qe ne rast se konstatojne zjarre, te njoftojne menjehere ne numrat e emergjencave 112, 129, apo ne qendren kombetare operacionale te emergjencave civile. Ne qarkun Shkoder, ne fshatin Dardhe, njesia administrative blerim, bashkia fushe-Arrez, ka rene zjarr ne nje siperfaqe me shkurre dhe pisha. Sherbimi vendor zjarrfikes i Pukes, ka derguar ne vendngjarje 1 automjet me personel dhe kane punuar me mjete rrethanore per te shuar zjarrin. Si pasoje e zjarrit u pershkruan nga flaket nje siperfaqe rreth 2 dynym me shkurre dhe disa pisha. Ndërkohë mëngjesin e së dieles në Gojan të Madh në rrethin e Pukës, një banesë ku jetonin 3 familje sëbashku u shkrumbua nga flajët e zjarrit. Gjithçka dyshohet se erdhi për shkak të një rrjedhe gazi, që vuri në rrezik jetën e pjestareve të këtyre familjeve. Ndërhyrja e shërbimit zjarrfikës bëri të mundur lokalizimin e flakeve e më pas shuarjen e tyre, duke minimizuar pasojat.

Zjarri në banesën e Gjin Prengës po hetohet nga policia për të përmbyllur të plotë raportin e ngjarjes. Ky është rasti i katërt i zjarreve që shkrumbojnë banesa në rrethin e Pukës, brenda pak muajsh.

 

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts