Wednesday, May 8, 2024
HomeAktualitetBashkia braktis punimet ne “Xhabije”

Bashkia braktis punimet ne “Xhabije”

-

 

Afatet jane thyer, e ne terren nuk shihet askush te punoje

 

Kane kaluar çdo afat kohor punimet per rehabilitimin ne bllokun e pallateve “Xhabije”. Rikonstruksioni i nisur qe ne gusht te vitit te kaluar per te perfunduar brenda 7 muajsh, jo vetëm që është harruar, por sot në këtë zonë askush nuk shihet të punojë ne terren. Kjo situate që vjen me bekimin e bashkisë Shkoder dhe titullares Voltana Ademi, e cila ka hequr dorë nga administrimi i qytetit, duke mos pyetur për parate që shpërdorohen në këtë formë, i ka lodhur banorët e kësaj lagjeje. Ata deklarojne se mbarimi nuk i dihet dhe situata e krijuar nuk ka nevojë për shumë komente.

 

Prej ditesh nuk eshte pare asnje punetore duke punuar, por edhe atehere kur vijne ecin me ritme tejet te ngadalta, thone banoret.

 

Zvarritja e pakuptimte per perfundimin e ketyre punimeve deshmon nje mungese serioziteti te bashkise Shkoder kundrejt banoreve te kesaj lagjeje, te cilet prej muajsh presin qe investimi  prej 38 milione lekesh te reja te jete gati sa me shpejt. Me të tilla ritme për pak metra investim brenda një lagjeje, tregon më së miri vizionin dhe ritmet që ndjek bashkia e drejtuar nga Voltana Ademi për të ardhmen e Shkodres.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts