Wednesday, May 8, 2024
HomeAktualitetHyn te pastroje puseten, gjen vdekjen

Hyn te pastroje puseten, gjen vdekjen

-

 

Punonjesi 35 vjeçar i nd/ujesjellesit vdes, 2 te tjere plagosen

 

Një ngjarje e rëndë u shënua në qytetin e Shkodres, ku një punonjës i ndërmarrjes së ujesjellës – kanalizime gjeti vdekjen dhe dy të tjerë u plagosën. Viktimë mbeti 35 vjeçari Kleotos Çeliku, i cili bashkë me dy kolegët e tij Gjon Gjonin dhe Maliq Seljën po kryenin pastrimin e pusetave të ujrave të zeza në lagjen “Guerrile”, prane kolegjit turk Hasan Riza Rasha. 35 vjeçari ka hyre brenda pusetes në një thellësi prej 5 metrash dhe në pak minuta ka gjetur vdekjen si pasojë e asfiksimit. Mungesa e oksigjenit, por edhe gazi metan brenda saj nuk i ka lejuar frymëmarrjen, duke bërë që të dalë i pajetë nga kjo pusetë. Edhe pse në ndihmë i shkuan 58 vjeçari Gjoni dhe kolegu i tij 24 vjeçar Selja, çdo gje ka qënë e kotë, pasi edhe këta të fundit mbeten të lënduar nga aroma kundermuese dhe u dërguan në spitalin rajonal të Shkodres, ku ndodhen nën kujdesin e bluzave të bardha.

SSabahet Kraja, mjeke urgjences

Viktima Çeliku qe humbi jeten nuk ka qene i paisur me bombul oksigjeni dhe as me kundragaz në momentin që po kryente pastrimin e pusetës, duke perbere keshtu nje shkelje te rende te kushteve teknike. As dy kolegët e tjerë nuk ishin të pajisur me këto mjete, duke përbërë një shkelje të rëndë që prej vitesh eshte prezente tek punonjesit e ndërmarrjes së ujesjellës – kanalizime, sektori i komunales. Policia, grupi hetimor dhe prokuroria kane shkuar ne vendngjarje duke hetuar mbi shkaqet e ketij aksidenti në punë, që i mori jetën një shtetasi dhe la të plagosur dy të tjere.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts