Monday, May 20, 2024
HomeSportKombetarja U-20 nënkampione e Ballkanit

Kombetarja U-20 nënkampione e Ballkanit

-

Volejbolli shqiptar duket se i është rikthyer vlerave cilësore. Këtë e tregojnë më së miri edhe paraqitjet dinjitoze të ekipeve kombëtare, qoftë ato për të rritur dhe për kategorinë U-20, ekipe këto që në përbërjet e tyre kanë pasur element shkodranë. Kështu ndodhi edhe në ballkaniaden e 20 vjeçarëve ndeshje kjo e zhvilluar në pallatin e sportit të Prishtines, ku Shqipëria krahas Anton Qafarenes dhe Julian Talajt në fushën e lojës, edhe me dy shkodranë të tjerë në staf drejtues, Artan Kalaja në detyrën e zv.trajnerit dhe Arben Mlloja të mjekut sportiv të skuadrës, u shpall nënkampione e Ballkanit.

Zv.trajneri i kombëtares U-20 Kalaja, duke vlerësuar dhe përgëzuar Federaten Shqiptare te Volejbollit për mbështetjen e dhënë shpreh besimin se me këto djem të talentuar volejbolli shqiptar pritet të ece edhe më përpara përsa i përket cilësisë sportive.

Përsa i përket rezultateve teknike, kombëtarja e Shqipërisë në takimin e parë u mund nga Turqia, më pas mundi Kosoven me rezultatin 3 me 1, ndërkohë që në takimin tjetër fitoi 3 me 0 kundër kombëtares së Malit të Zi duke u shpallur nënkampionë të Ballkanit.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts