Wednesday, May 8, 2024
HomeAktualitet“Turi Zadrima” promovon turizmin

“Turi Zadrima” promovon turizmin

-

Ne Zadrime, fshati qe “fsheh” tradite dhe pasuri ne gjirin e tij

 

Në Zadrimë gjithcka flet për një pasuri të madhe, ndaj dhe “Turi Zadrima’’, një nismë kjo e bashkisë së Lezhës për promovimin e kësaj zone u mirëprit nga gazetarë dhe operator turistik. Në fillim turi u ndal te ‘’Ambasadorët e Paqes’’ me qendër në këtë zonë, këmbana e të cilëve e formuar nga grumbullimi i gëzhojave të armëve të vitit të mbrapsht 1997, që tashme është e vendosr në Tiranë. Pak më tutje ndodhet kisha e Shën Mëhilli.  Turi vijon në Blinisht tek kisha e Martirëve të Shqiperisë, e mbushur me histori të cilat flasin edhe për tragjedinë e klerëve të besimit gjatë komunizmit. Në ambjentet e jashtme të kishes një lapidar ju kushtohet “Vajzave të Vrara” dhe një tjeter “Vajzave të Humbura” që u trafikuan për prostitucion dhe që nuk u gjeten kurrë. Për drejtuesit e kishës katolike, Zadrima mbetet tokë e shenjtë,ndërsa kërkojnë me doemos ndërtimin e banesës ku jetoi At Gjergj Fishta

Prifti Italian dom Antonio Sharra qw pwr vite me radhw kontribuoi pwr ringritjen kulturore dhe ekonomike tw kwsaj zone, mundwsoi edhe hapjen e njw sapunerie, zanat i njohur nw Itali.

 

Edhe nw Krajwn punimet artizanale janw njw veçanti qw preferohen shumw nga tw huajt.

Turi Zadrima është ndalur në një tjetër pike,në kishën e Shën Eufemisë në Kallmet,e cila ndodhet në manjë të një kodre por që mbetet një pikë atraksioni, ndaj dhe vizitohet shumë, sidomos gjatë verës.

 

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts