Thursday, May 9, 2024
HomeAktualitetKampet rajonale te restaurimit

Kampet rajonale te restaurimit

-

Për të dytin vit në mjediset e muzet kombëtar të fotografisë Marubi, por edhe në objektet e trashëgimisë kulturore të Shkodres, zhvillohen kampet rajonale të restaurimit. Të projektuar për të dhënë një përgatitje të forte teorike, përfshirje në pune praktike dhe një përvojë personale që ndryshon jetën në një kontekst të trashëgimisë, ato kanë mbledhur të rinj nga Shqipëria dhe disa shtete Europiane. Ky është viti i 10 që organizohet kjo nisëm dhe qëllimi ynë është të përçojmë një frymë te re organizimi dhe bashkëpunimi në këto shtete thonë Anisa Lloja, organizatore e kampeve verore.

Diana Walters, trajnuese Britanike e sheh të domosdoshme lidhjen e trashëgimise me njerezit, pasi kështu mundësohet ruajtja, promovimi por edhe përfitimi prej tyre. Shqipëria ka çfarë t’i prezantojë botës thotë ajo.

Është hera e 4 ose 5 që jam këtu, por pjesë e përvojës 10 vjecare në rajon, duke punuar me profesionistë të fushave të ndyshme që merren me kete fushe, me dëshirën për ta bërë pjesë te jetes së njerezve dhe rijetesuar këtë trashëgimi. Në bazë të cdo gjeje janë njerezit dhe ky duhet të jete mesazhi kryesor. Është e rëndësishme të thuhet si Shkodra dhe Shqipëria janë të mbushur me fakte e vende interesante dhe për cdo vizitor janë terheqese e nxisin kuriozitet per te zbuluar me shume. Duhet ta lidhim këtë trashëgimi me njerezit që jetojnë këtu, pasi duke e njohur me mire trashegimine, ato do të mendojnë më shumë për ti ruajtur keto asete, por edhe të gëzojnë të mirat që sjellin.

Dy prej të rinjve të përfshirë në këtë kamp Flavio Carniel nga Italia, i cili ka marrë edhe rolin e trajnuesit, si dhe studentja e universitetit të Tiranës Ajdi Kokoshi e shohin jo vetëm pozitivisht, por edhe me perspektive këtë nisëm.

Ideja lindi për të bashkuar njerez me kultura të ndryshme permes të mirave kulturore. Kam qënë pjesmarres në 2011 në Gjirokastër dhe u dashurova me atë cfarë ofron Shqiperia, sepse prezanton një pjesë të historisë së Europës. Nga Shqipëria kam zbuluar diversitetin dhe pasurinë kulturore që ka nga veriu në jug. Shkodra ka një karakteristike më familjare, afer detit, portit. Njerezit qe kane ne zemer historine, kuptojne sa afersi ka, por edhe ndryshime mes Shqipërise dhe Italise, sepse në fund të fundit secila ka trashegime e saj, por te mirat kulturore kete kane qellim: perpara se te shohin diferencat qe na ndajne, shohin ate cfare na bashkon.

Dijet e marra mbi trashëgiminë, të ndërthurura me punën praktike në grup në kalanë Rozafa dhe muzete e Shkodres, bëjnë që këta të rinj përvojën e fituar ta implementojnë në vendet ku studiojnë e punojnë. Restaurimi, konservimi si dhe sjellja në tërësi me asetet e trashëgimisë është një shkollë e re për Shqipërinë, që ka gjetur mbështetjen e ministrisë së Kultures, ambasades Suedeze, Cultural Heritage ëithout borders, fondit Shqiptaro – Amerikan dhe universitetit të Tiranës.

 

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts