Thursday, May 30, 2024
HomeSport"Plas" keq tek Vllaznia me akuza te renda dhe denoncime ne Prokurori.

“Plas” keq tek Vllaznia me akuza te renda dhe denoncime ne Prokurori.

-

Mbreme eshte zhvilluar nje mbledhje me dyer te mbyllura e cila kishte si objekt gjendjen ne KF Vllaznia. Ne kete takim ishin te prenishem kryetarja e Bashkise Voltana Ademi e cila drejtonte mbledhjen, kryetari i Keshillit Bashkiak Xhemal Bushati, anetare te komisionit te sporteve te keshillit bashkiak, administratori Astrit Gjyrezi, drejtori sportiv Eugent Zekaj dhe trajneri Armando Cungu.

Ne kete mbledhje jane hedhur akuza te renda nga te gjithe te pranishmit per situaten e rende ku ndodhet ekipi.

Akuzat me te renda kane ardhur nga Ademi e cila u shpreh:

“Unë nuk do të kursej asnjërin prej jush, nëse nuk arrini të gjeni lojtarë cilësorë për Vllazninë. Janë hapur fjalë se unë kam dashur të hedh Vllazninë, por kjo nuk ka se si të ndodhë. Unë dua prej jush të gjeni lojtarët që na duhen për një ekip dinjitoz. Nuk dua justifikime, por dua ta bëni ekip.

Kam çuar në Prokurori emrat e lojtarëve që kanë marrë pjesë në shitjet e ndeshjeve. Ta zgjidhin ata këtë çështje. Nuk jap emra kush janë lojtarët, por ju do t’i mësoni të gjithë kur të thirren”.

Cungu nga ana e tij theksoi:

“Unë për vete nuk luaj më me ndjenjat e familjes sime. Nëse nuk bëhet ekip edhe unë do të iki, se nuk dua të lë turpin mbrapa. Pranë ekipit kërkohet që të vijnë lojtarë të tjerë. Skuadra është e paplotësuar dhe me një gjendje të tillë nuk është e habitshme që edhe unë të shikoj pozicionin tim.

Tani është problem që të marrim lojtarë, të cilët i kemi pasur në planet tona. Lojtarët e Superiores po merren nga skuadrat e tjera. Unë nuk kam ndër mend që të marr lojtarë me ‘YouTube’. Kërkoj futbollistë që të kenë cilësi. Të bëjmë pak afrime, por të jenë cilësore”.

Persa i perket financave , administratori Gjyrezi tha se:

“Lojtarët aktualë po kërkojnë rritje pagash. Po ashtu po shikojmë edhe për lojtarë, por e kemi të vështirë. Kemi oferta nga menaxherë të ndryshëm, por deri tani asgjë konkrete. Duhet të bëjmë zgjedhjet e duhura që të mos gabojmë”.

I menjehereshem ka qene edhe reagimi i Ademit:

“Për sa u përket gjetjes së lekëve, të mos diskutohet më. Financat nuk do të mungojnë për të bërë ekipin. Por nuk dua të hidhen lekët kot dhe të mos kemi ekip. Po dëgjoj fjalë lart e poshtë për ekipin, bëhet dhe s’bëhet.Është detyra jonë ta bëjmë. Por nga ju kërkoj përgjegjësi totale dhe mirëmenaxhim të këtyre lekëve. Po ashtu, kërkoj edhe një objektiv të qartë se ku do të shkojmë. Shkojmë prej këtu deri këtu. Dua gjëra konkrete. Dua të mbani përgjegjësi për këtë ekip. Ne nuk do të ngurrojmë në gjetjen e financave”.

Në të njëjtën linjë me kryebashkiaken ka qenë edhe ish-goleadori e kapiteni i mirënjohur shkodran, Vioresin Sinani, aktualisht kryetari i komisionit të sporteve në Bashkinë e Shkodrës. “Unë mbështes kërkesën që paskan bërë lojtarët e ekipit për rritjen e pagave të tyre, por jam edhe me atë që tha kryebashkiakja Ademi, se duhet përgjegjshmëri dhe një llogaridhënie se çfarë do të bëhet me lekët që do të hidhen. Ato nuk duhet që të hidhen kot”.

 

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts