Dom Pashko Junku, famullitar i Katedralës së Shkodrës, deshmoi: “Et beatae virgini”.
Kjo frazë në gjuhën latine shkruhej në njërin prej gurëve që shekuj më parë iu shkëput Kishës së Zojës së Shkodrës për të shërbyer si një ndër gurët e themelit të urës së Bahçallëkut.
Sot qëndrojnë përkundruall, ura me kishën: si dy objekte, njëra arkitekturore e tjetra shpirtërore, të lidhura nga një fill- guri e për një qëllim- bashkimi i njerëzve.
Simbolet sakrificës nuk i kanë munguar qytetit të Rozafës, që e nisi me sakrifikimin e jetës së saj.
Një imazh i vjetër na tregon urën si ka qenë motmote më parë, e përmes tij, mbajmë shpresën që ura t’i kthehet qytetarëve duke e bërë zonën një aset kulturor si meriton të jetë, sa dëshmi e kohëve edhe një vend për shëtitje e soditje.