Policia e Shkodrës ka finalizuar operacionin e koduar “Nicaj” dhe ka arrestuar një person të rrezikshëm në shtëpinë e së cilit ka gjetur një arsenal armësh e municionesh si dhe lëndë narkotike.
Sekuestrohen armë zjarri, lëndë eksplozive, kapsolla detonatore e municione luftarake.
Sekuestrohet edhe një sasi lënde narkotike Cannabis Sativa.
Arrestohet në flagrancë poseduesi i tyre.
Në bazë të informacioneve policore të marra në rrugë operative nga Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjëshme, se një shtetas në fshatin Nicaj dispononte armë zjarri, lëndë eksplozive, municione luftararake, dhe drogë, kanë organizuar punën dhe në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër kanë zhvilluar operacionin e koduar “Nicaj”.
Si rezultat i operacionit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:
Vat Lami, 41 vjeç, banues në fshatin Nicaj, Njësia Administrative Shosh, Shkodër, pasi:
Gjatë kontrollit të ushtruar nga ana e shërbimeve të policisë në banesën e këtij shtetasi janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:
5 kilogramë e 258 gramë lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sattiva e futur në një thes,
600 gramë lëndë e dyshuar eksplozive.
3 fitila zjarrpërcjellës.
3 kapsolla detonatore.
1 granatë dore me gjithë ndezës.
1 armë zjarri pushkë
10 fishekë të kalibrit 7.62 mm.
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për veprat penale të “Prodhimit e shitjes së narkotikëve” “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” parashikuar nga nenet 283 dhe 278 të Kodit Penal.