Saturday, April 27, 2024
HomeKronikaShkodër/Procedohen në gjendje të lirë 4 shtetas, për vepra të ndryshme penale...

Shkodër/Procedohen në gjendje të lirë 4 shtetas, për vepra të ndryshme penale…

-

 

DVP Shkodër/Procedohen në gjendje të lirë 4 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit R. K.,18 vjeç dhe për një 17-vjeçar, të dy banues në Shkodër, pasi gjatë kontrolleve fizike iu janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, 2 armë të ftohta (thikë dhe dorezë metalike).

Specialistët e Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. Sh., 41 vjeç, pasi mesditën e djeshme, në aksin rrugor “Velipojë-Shkodër”, automjeti që drejtonte 41-vjeçari, është përplasur me automjetin që drejtonte shtetasi N. B., 61 vjeç. Nga përplasja është dëmtuar lehtë 61-vjeçari.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin S. Ç., 62 vjeç, pasi mesditën e djeshme, në pedonalen e qytetit të Vaut të Dejës, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit, i cili ka goditur një automjet të parkuar dhe shtetasin F. B., 65 vjeç (kalimtar). Si pasojë, është dëmtuar 65-vjeçari, i cili vijon të marrë asistencë mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts