Sunday, May 26, 2024
HomeSportIsh-sulmuesi i “djallit” kritikon blerjet: Një Milan i improvizuar.

Ish-sulmuesi i “djallit” kritikon blerjet: Një Milan i improvizuar.

-

Andry Shevchenko, ish-futbollisti ukrainas i Milanit që ka shkruar historinë me ekipin e “djallit”, nuk është aspak i kënaqur me strategjinë që po ndjekin drejtuesit për të rikthyer edhe një herë atë skuadër dominuese në Europë.

“Nuk e di se ku mund të shkojë ku Milan i ri. Ka dy mënyra të ndryshme për të arritur rezultate: Duke i programuar gjërat dhe duke improvizuar. Mua me duket se te Milani gjërat janë të improvizuara, nuk ka një plan afatgjatë dhe të qëndrueshëm”, tha Shevchenko për “football.ua”.

52692716AL001_ACMilan_PSV

“Trajneri Montella kishte një vision dhe strategji, por gjatë kësaj periudhe duhej të kishte lëvizur më shpejt në ndërtimin e skuadrës. Kanë ardhur kaq shumë lojtarë të rinj. Kanë blerë një lojtar në një pozicion të caktuar dhe pas një muaji vjen një tjetër lojtar, po në atë rol. Këto janë vendime të improvizuara”, shprehet Shevchenko, që pavarësisht kritikave shprehet se uron më të mirën për skuadrën e zemrës: “Unë uroj që të shkojnë sa më lart edhe pse nuk e di se cilat janë objektivat”.

 

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts