Saturday, July 27, 2024
HomeAktualitetBERISHA JEP SHIFRAT: KY ISHTE SEZONI VEROR I MBYTJES SË TURISTËVE, INDIFERENCË...

BERISHA JEP SHIFRAT: KY ISHTE SEZONI VEROR I MBYTJES SË TURISTËVE, INDIFERENCË KRIMINALE E AUTORITETEVE

-

Ish kryeministri Sali Berisha, përmes një statusi në Facebook, bën përgjegjëse qeverinë për neglizhencën në plazhet shqiptare gjatë sezonit turistik të këtij viti ku humbën jetën si pasojë e mbytjes 28 persona.

Duke u nisur nga rasti më i fundit, i mbytjes së një turisteje çeke në Vlorë, Berisha thotë se kjo është papërgjegjshmëri dhe indiferencë kriminale e autoriteteve qëndrore.

“Sezoni turistik i mbytjes se 28 turisteve apo 5 here me shume se ne te gjitha brigjet e Europes!

Brigjet e Shqiperise, brigjet e askujt!

Te dashur miq, ne Radhime ndodhi sot mbytja e radhes. Nje turiste çeke humbi jeten ne det, mbytja e dyte ne Vlore ne 4 ditet e fundit dhe e 28-ta e ketij sezoni turistik. Ne harkun kohor dy mujor ujerat e birigjeve te detrave tona sikur te ishin brigjet e nje vendi pa shtet, gllaberuan ne thellesite e tyre 28 jete apo 5 here me shume jete pushuesish se sa ujerat e brigjeve te te gjithe kontinentit.

Shpreh me kete rast ngushellimet me te sinqerta familjes se viktimes, denoj me ashperi kujdesin zero te autoriteteve qendrore dhe lokale te vendit si dhe indiferencen dhe papergjegjshmerine e tyre ndaj rrezikut te ujit. Theksoj se kjo eshte nje indiference kriminale.

Çdo turist apo pushues vendas derdh me shpenzimet e tij si taksa, qindra e mijra lek ne buxhetin e shtetit gjate qendrimit te tij me pushime. Kurse kjo qeveri as dhe autoritet lokale nuk kane shpenzuar qofte dhe nje qindarke per mbrojtjen dhe sigurimin e tyre nga rreziku i ujit. Perveç kesaj, qeveria, me industrine e mafies, skafet qe ka favorizuar, ka rritur shume rrezikun per jeten te turisteve ne ujerat e plazheve tona.

Me keto zhvillime nxihet reputacioni turistik dhe Shqiperia behet vendi i tragjedive ujore, pa llogaritur ato rrugore, me te medha individuale te turisteve nga mbare bota! Sb”, shkruan ish kryeministri Berisha.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts