Saturday, July 27, 2024
HomeUncategorizedFotot/ Seanca e parë, ku janë ulur Rama, Basha, Kryemadhi dhe Berisha...

Fotot/ Seanca e parë, ku janë ulur Rama, Basha, Kryemadhi dhe Berisha në Kuvend

-

Fiksohen momentet e para të uljes së deputetëve në Kuvend. Edi Rama, për pak ditë, deri në votimin e qeverisë së re, ka vendosur të ulet në krah të Gramoz Ruçit, i cili do të zgjidhet sot kryetar i Kuvendit dhe Taulant Ballës, kryetari i grupit parlamentar të PS-së.

Ndërsa Lulzim Basha është ulur në rreshtin e katërt në krah të Oerd Bylykbashit dhe Genc Pollos. Ish kryeministri Sali Berisha, njësoj si katër vite më parë është në rreshtin e dytë, por me një ndryshim.

Tani nuk do të ketë më në krah Jozefina topallin dhe Majlinda Bregun, por Jorida Tabakun dhe Tritan Shehun.Ndersa kryetarja e LSI-se, Monika Kryemadhi, njesoj si ne kater vitet e kaluara, eshte ulur ne rreshtin e fundit ne krah te Petrit Vasilit dhe Luan Rames. /panorama

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts