Sunday, May 12, 2024
HomeUncategorizedËndërronte lirinë, 19-vjeçaren e pushkatuan pa mëshire. Ja fjalët e fundit të...

Ëndërronte lirinë, 19-vjeçaren e pushkatuan pa mëshire. Ja fjalët e fundit të korçares

-

 

Ishte vetëm 19-vjeçe në kohën kur u pushkatua. Mëkati i saj ishte sepse ëndërronte për liri.

Kjo është jeta e trishtë e partizanes nga Korça Floresha (Lola) Myteveli-Mirahori.

Ajo u vra nga gjermanët në vitin 1944. Floresha ishte pasardhëse e Iljaz bej Imrohorit, themeluesit të Korçës në shek.XV.

19-vjeçarja korçare u angazhua familjarisht në Luftën Anti-Fashiste Nacional-Çlirimtare. Disa herë e arrestuar nga fashistët, Lola u pushkatua nga nazistët në gusht 1944.

Para pak mujave, edhe ish-kryeministri Rama e kujtoi vajzën e re në rubrikën e tij amacord.

‘Pak është folur për partizanët dhe dëshmorët që dolën nga radhët e familjeve të mëdha shqiptare, apo të asaj që dikur cilësohej si “odshakësia shqiptare”. Një shembull i shkëlqyer është ai i Floresha (Lola) Myteveli-Mirahorit, pasardhëse e Iljaz bej Imrohorit, themeluesit të Korçës në shek.XV. Gjyshja e saj ishte teze e vëllezërve Frashëri.

Nxënëse e shkëlqyer e liceut frëng të Korçës, u angazhua familjarisht në Luftën Anti-Fashiste Nacional-Çlirimtare, të cilën e ndihmonte edhe babai i saj, Hysen beu. Disa herë e arrestuar nga fashistët, Lola 19 vjeçare u pushkatua nga nazistët në gusht 1944, me këto fjalë të vyera në buzë, dëshmi e domethënies së luftës, për të rinjtë idealistë të asaj kohe:

“Jam luftëtare partizane dhe Liri-Demokraci kanë shumë kuptim në jetën time, më shumë kuptim se vetë jeta, të cilën ia kam dedikuar Shqipërisë së lirë dhe popullit tim!”

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts