Saturday, July 27, 2024
HomeAktualitetTirana kërkon kthimin e pesë marinarëve shqiptarë në Libi

Tirana kërkon kthimin e pesë marinarëve shqiptarë në Libi

-

Pesë marinarët shqiptarë, që u ndaluan në një port të Libisë, vijojnë të qëndrojnë në anije së bashku me kapitenin dhe dy marinarë të tjerë nga Mali i zi.

Sipas ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, ata janë në gjendje të mirë dhe po kërkohet kthimi i tyre.

Anija tregtare shqiptare u ndalua një ditë më parë nga Marina Ushtarake e Libisë. Mjeti lundrues ishte nisur nga Malta dhe personat që ndodhen në të akuzohen për transport të paligjshëm të mallrave.

Mbrëmjen e kaluar anija “Envi 1”, me flamur panamez, në pronësi të një shqiptari, ishtë nisur nga port i Zuaras për të mbërritur në Maltë.

Pasi u vu re nga autoritetet e Libisë, këto të fundit detyruan ekuipazhin që të ankorohet në portin më të afërt, rreth 50 kilometra nga Tripoli.

Pjesë e personave në anije janë edhe pesë shqiptarët Maliq Bushati, Avni Buzi, Artur Selimaj, Xhodet Çelaj dhe Jurgen Balla. Mësohet se anija në fjalë është nisur bosh më 5 shtator nga porti i Durrësit drejt Portit të Zuaras në Libi.

Anija Envi 1, është e specializuar për transportin e mallrave

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts