Saturday, July 27, 2024
HomeKulturëDY VITE PA TONIN TËRSHANËN, NDËRROI JETË PAK DITË PASI PLOTËSOI ËNDRRËN...

DY VITE PA TONIN TËRSHANËN, NDËRROI JETË PAK DITË PASI PLOTËSOI ËNDRRËN E MADHE

-

Sot shënohen fiks dy vite që artisti i madh, këngëtari Tonin Tërshana nuk ndodhet më në këtë botë.

Si për ironi të fatit, ai ndërroi jetë vetëm pak ditë pasi iu përmbush një nga dëshirat më të mëdha që kishte në jetën e tij, përfitimi i një banese.

Këngëtari përfitoi më në fund një banesë sociale nga Bashkia e Tiranës.

Kjo bëri impakt asokohe në opinionin publik, duke ngritur pyetjen se si ka mundësi një artist i madh të mos jetë në gjendje të sigurojë as një strehe për veten e për familjen e tij.

Por ky është realiteti shqiptar, shpesh artistët e mëdhenj përballen me vështirësi të tilla.

Tonin Tërshana ndërroi jetë më 22 shtator 2015, në moshën 66-vjeçare, pas luftës së gjatë me një sëmundje të rëndë.

Ai ka lindur në Shkodër më 1 qershor 1949. Ka marrë pjesë në mbi 20 festivale muzikore duke fituar 4 çmime të para dhe është nderuar me titullin “Mjeshtër i Madh”.

Tonin Tërshana, përbën një rekord në skenën shqiptare, pasi që në debutimin e parë, në Festivalin e 4 në Radio, me këngën “Kur vjen pranvera”, merr çmimin e parë. Atëherë ishte vetëm 16 vjeç. Ka fituar çmimin e parë dhe në Festivalin e 11-të të RTVSH.

Ka marrë pjesë në mbi 20 festivale duke fituar 4 çmime të para duke u bërë një ndër këngëtarët me më shumë trofe në Festivale. Ish-Presidenti i Republikës Bamir Topi, i ka dhënë titullin e lartë “Mjeshtër i Madh”.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts