Sunday, May 19, 2024
HomeSportStarton Rrethi Çiklistik i Shqipërisë.

Starton Rrethi Çiklistik i Shqipërisë.

-

 

Bruno Kola dhe Vllaznia, fitues të etapës së parë Durrës- Elbasan

Ka startuar në mënyrën më të mirë Rrethi Çiklistik për junior dhe kadetë, i pari i këtij lloji që organizon Federata Shqiptare e Çiklizmit. Përkrah ekipeve të tjera të kampionatit shqiptar në këtë garë konkuron edhe ekipi i Vllaznisë që drejtohet nga trajneri Leonat Kola, në përbërjen e të cilit janë çiklstët, Bruno Kola, Astrit Kronaj, Kledison Cani, Sion Gjoka, Alfons Rrashkadoli, Gjergj Zefi dhe Defrim Dholla. Sipas programit të hartuar nga ana e gjyqtarisë në bashkëpunim me Federaten Shqiptare të Çiklizmit, Rrethi Çiklistik për junior dhe kadetë e ka nisur konkurimin e tij me etapen e parë, Durrës- Elbasan. Një etapë kjo që sipas informacionit të marrë nga kryegjyqtari i aktivitetit Abedin Guzja është dominuar tërësisht nga çiklistët e Vllaznisë. Emocione të shumta ka pasur në lultën sportive individuale, ku i pari në vijen e finishit të qëndrrës së qytetit të Elbasanit ka mbërritur çiklisti i talentuar shkodran Bruno Kola. Vendi i dytë i ka takuar çiklistit fierak, Amarildo Goga, një çiklist ky që gjatë garave të fundit vijon të konkurojë me shkodranin Kola, por ky i fundit duhet thënë se ka fituar pjesen më të madhe të finisheve. Shumë pranë tyre ka qënë edhe çiklisti tjetër shkodran, Astrit Kronaj, i cili pas një pedalimi të fuqishëm është renditur në vendin e tretë individual të etapes së parë, Durrës-Elbasan. Ndërkohë, edhe në klasifikimin ekipor Vllaznia e drejtuar nga trajneri Leonat Kola ka qënë më e mira duke merituar vendin e parë. Në përfundim të kësaj etape është zhvilluar ceremonia e dorëzimit të diplomave për çiklistët fitues, ndërkohë që më aps radhen e ka etapa e dytë, ajo Elbasan- Fier, një etapë kjo që sipas trajnerit shkodran Kola, Vllaznia pritet të jetë protogoniste, si ekip dhe individe.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts