Saturday, July 27, 2024
HomeAktualitetMotra e gjyqtares Hafizi letër Veliajt: Në një moment kaq të kobshëm,...

Motra e gjyqtares Hafizi letër Veliajt: Në një moment kaq të kobshëm, menduam se e gjithë bota u përmbys…

-

Motra e gjyqtares së ndjerë Fildez Hafizi ka shkruar një letër falenderimi për Kryebashkiakun Erion Veliaj për ndihmën e ofruar për dy fëmijët jetimë.

Bashkia e Tiranës ishte institucioni i cili u erdhi në ndihmë dy fëmijëve. Përveç strehimit në një banesë të re me qira dhe mobilimit të saj, secili prej dy fëmijëve përfiton nga 9 mijë lekë në muaj nga pagesa e kujdestarisë dhe transportin falas për në shkollë.

 

Letra e plotë e motrës së gjyqtares së ndjerë dërguar kryebashkiakut Erion Veliaj

Shumë i nderuar Z. Veliaj,

Unë që po ju shkruaj, quhem Amela Hafizi ( AsIlanaj), motra e së ndjerës Fildeze Hafizi, gjyqtares së vrarë.

Më lejoni që nëpërmjet kësaj letre në emrin e prindërve të mi, të fëmijëve të së ndjerës dhe timin, t’ju shpreh vlerësimin, mirënjohjen dhe konsideratën time të lartë për mbështetjen e çmuar dhe të vyer që na keni ofruar në një moment kaq të kobshëm për familjen tonë dhe mbi të gjitha për fëmijët e Fildezit.

Ju jemi mirënjohës pasi në ditët tona më të vështira, ju dhe stafi juaj na u ndodhët pranë duke na suportuar jo vetëm si institucion, por edhe si individë, si njerëz të thjeshtë dhe humane të prekur nga situata dhe tragjedia jonë.

Duam t’ju falenderojmë juve personalisht Z. Veliaj që bëtë të mundur që e ardhmja e fëmijëve të mos ndërpritej nga tragjedia, duke na ardhur në ndihmë në një moment kur menduam se e gjithë bota u përmbys. Ju falenderojmë për disponibilitetin dhe kohën rekord në të cilën na keni ardhur në ndihmë. Juve na bëtë të kuptojmë se në këtë botë ka ende njerëz shumë të mirë me zemër të madhe dhe dëshirë për të ndihmuar.

Një falënderim të veçantë kanë stafi juaj i mrekullueshëm të cilët punuan me profesionalizëm dhe shumë humanizëm, ku në veçanti dua t’ju shpreh vlerësimin tim më të lartë për Znj. Anisa Ruseti dhe Z. Fatjon Dhuli, gjithashtu mirënjohje për Anilën, Aurorën, Arjetën e shumë të tjerë që mbase nuk jua dimë emrat, por na suportuan pa hezituar duke bërë të mundur që prindërit e mi dhe mbi të gjitha fëmijët të kenë një strehë.

Ju lutem Z. Veliaj t’i transmetoni falenderimet e mia stafit tuaj të vartësisë për vlerësimin dhe gatishmërinë maksimale të treguar nga ana e tyre.

Zoti ju bekoftë ju dhe të gjithë personat që na qëndruan pranë në një moment kaq të vështirë. Duke ju uruar punë të mbarë, suksese të mëtejshme dhe çdo të mirë.

Me shumë respekt dhe konsideratën tonë më të lartë, Amela Hafizi ( Asllanaj)

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts