Pas deklaratës që bëri ditën e sotme kryeministri Edi Rama lidhur me nismën e qeverisë për të reduktuar dokumentacionet në shërbim të qytetarëve, lumë reagimesh ka pasur në faqen e tij të ‘Facevook’-ut.
Shumë prej komentuesve i janë kundërvënë Ramës, ndërsa i sugjerojnë atij që mos të gënjejë popullin. Teksa shprehen skeptikë për këtë nismë, dikur prej komentuesve shkruan se “Kryminister certifikatash, bravo Edi e ke kuptu qe populli rrehet me lesh…”.
Ndërkohë flakë për flakë ka qenë edhe përgjigja e kreut të Qeverisë, i cili pohoi se populli nuk gënjehet. “Haha o i shkreti Gjon, nuk paske kuptue kurregja po shyqyr qe populli është i mençur e nuk rreh uje ne havan si zotnia juej😂”, shkruan Rama në përgjigjen e tij.
Mes replikave, Rama i kthehet një tjetër komentuesi, ndërsa shkruan: “Mos bej triko me goje Marku po shko ne shkolle shko ne shkolle”.