Saturday, April 20, 2024
HomeAktualitetShqiptarit i shkon huq plani, e pikas pronari teksa vidhte, hidhet nga...

Shqiptarit i shkon huq plani, e pikas pronari teksa vidhte, hidhet nga ballkoni dhe…

-

 

I hidhur ka qenë fati i një shqiptari, i cili në tentativë për të vjedhur, ka rënë nga kati i dytë i një ndërtesë, duke përfunduar në spital.
‘Ansa’ shkruan se bëhet fjalë për një 32-vjeçar, identiteti i të cilit nuk dihet, ndërsa ngjarja është regjistruar në rrugën ‘Via Quarto dei Mille’ në Torino të Italisë. Shqiptari kishte mbyllur derën e apartamentit ku kishte hyrë për të vjedhur, por kur dëgjoi që pronari po hapte derën dhe, ai tentoi që të zbriste nga ballkoni, duke rënë kështu nga lartësia. Raportohet se hajduti përdori një rrip për të zbritur, por i shkoi huq duke pësuar kështu thyerje të mëdha në trup.

Hajduti

Britmat nga dhimbjet e mëdha tërhoqën vëmendjen e disa fqinjëve aty pranë, të cilët lajmëruan 112. Fill pas kësaj, në vendin e ngjarjes mbërritën policia si dhe ambulanca, që bëri të mundur transportimin e shqiptarit në spital. Aktualisht ai ndodhet i shtruar, nën akuzën e ‘vjedhje’, ndërkohë që sendet e vjedhura iu kthyen pronarëve.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts