Friday, May 3, 2024
HomeAktualitetShembja e kullës së Prek Calit, familjarët: “Të nxirren autorët para drejtësisë”

Shembja e kullës së Prek Calit, familjarët: “Të nxirren autorët para drejtësisë”

-

Në rrënojat e kullës së Prek Calit u dëgjua përsëri lahuta dhe çiftelia. Pasardhës e të afërm të prijësit të Kelmendit kërkuan nxjerrjen para drejtësisë të përgjegjësve për shembjen e kullës në Vermosh.

Vrasje të dytë të Prek Calit, e kanë cilësuar rrënimin e banesës që për ta është simbol.

Pjeter Neli: “Neve na duket rrëzimi i kullës sikur e shohim Prekën të vrarë sot. Kemi menduar që kullën ta mirëmbajmë dhe ta restaurojmë.”

Anëtarët e familjes Cali thonë se janë të gatshëm për bashkëpunim me Bashkinë e Malësisë së Madhe, por pretendojnë se nuk janë kontaktuar kurrë prej autoriteteve lokale

Ded Bukaqeja: “I bëj thirje kryetarit të Bashkisë, z.Tonin që ta gjejë fajtorin. Përderisa ka ardhur dhe ka prishur një ndërtim të ri, duhej që dikush të ndiqej penalisht, të kishte arrestuar personin që ka gjetur këtu duke punuar. Ne nuk pretendojmë për pasuri, sepse kjo pasuri është e gjithë Vermoshit, Malësisë, është e gjithë Shqipërisë. Ne duam që emri i tij të shkojë aty ku i takon të jetë.”

Përgjegjësit para drejtësisë është edhe kërkesa e kryetarit të fshatit Vermosh.

Prek Vushaj: “Ai që ka vënë dorë duhet të ndiqet penalisht, duhet të dalë fajtori.”

Pasardhësit e Prek Calit se do të ndjekin këtë çështje deri në fund me zotimin se mbi kullën e rrënuar se nuk do të lejojnë nëpërkëmbjen e emrit të prijësit të Kelmendit.

Shembja e kullës së Prek Calit pak javë më parë solli debate dhe reagime të shumta në skenën politike dhe në mbarë opinionin publik

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts