Tuesday, April 30, 2024
HomeAktualitetPedagogu i ISIS, Imami i Cërrikut: Myftinia e Elbasanit e ftoi në...

Pedagogu i ISIS, Imami i Cërrikut: Myftinia e Elbasanit e ftoi në ligjërata

-

Imami i xhamisë së Cërrikut hedh poshtë deklaratat e myftiut të Elbasanit e cila u distancua nga pedagogu shqiptar Klodian Zaimaj i cili u arrestua në Malajzi për akuzën e terrorizmit.

Ai shpreh keqardhje për qëndrimin e myftinisë në Elbasan dhe deklaron se kjo myftini e njeh madje e ka ftuar për ligjëratë, por kjo nuk u bë e mundur për çështje kohe, thotë Kreshnik Çili.

Imami thotë se e njeh të arrestuarin dhe shpreh bindjen se akuzat ndaj tij nuk qëndrojnë.

Çili: Atë e njoh jo vetëm unë, por të gjithë besimtarët e Cërrikut. Kanë një respekt për të sepse ai është teolog. Ka mbaruar doktoraturën. Ka pasur një rol shumë pozitiv në qytetin e Cërrikut. Janë të çuditur për fatin që akuzohet se ka lidhje me ISIS-n. Janë të çuditur sepse ai ka shkruar një deklaratë kundër ISIS.

Jemi të çuditur dhe presim shumë shpejt që lajmi të dali që ai është i pafajshëm dhe nuk ka lidhje me të. Feja Islame i afron njerëzit që të bashkëpunojë për të mirën. Ne bashkëpunojmë me Komunitetin Mysliman dhe me Myftinë e Elbasanit dhe vetë Myftinia e ka ftuar Klodjan Zaimin e ka ftuar të mbajë disa ligjërata. Këtu nuk ka asnjë rast ekstrem.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts