Antimafia Italiane,Prokurori Roberti: Drogat e lehta po pushtojne vendin nga Shqiperia

0
1193
Foto Fabio Cimaglia / LaPresse 04-06-2014 Roma Commissione Giustizia. Audizione di Franco Roberti Nella foto Franco Roberti Photo Fabio Cimaglia / LaPresse 04-06-2014 Roma (Italy) Justice Commission. Hearing of Franco Roberti In the photo Franco Roberti

Prokurori i Përgjitshëm i Antimafias italiane Franko Roberti në një dalje publike është shprehur sot ndaj  situatës së trafikut të drogës nga Shqipëria drejt italisë.

I ftuar në kongresin vjetor të Organizatës Kombëtare të gjyqtarëve italianë, Franko Roberti tha se “drogat e lehta kanë pushtuar vendin duke shkaktuar vikitima siç ndodhi në San Marco in Lamis, në provincën e Foxhias, e rrjedhë e trafikut të drogave të lehta nga Shqipëria.”

“Për këtë , tha ai, i kemi kërkuar qeverisë e parlamentit  italian një zgjidhje të pashmangshme; Ose të bashkojmë të gjitha forcat për  të luftuar trafikun e drogave të lehta, ose t’i japim shtetit monopolin e prodhimit e shitjes së drogave të lehta, duke njohur mungesën e vlerës morale të përdoruesit të saj. Objektivi i shtetit të së dejtës është të luftojë fuqitë kriminale e jo të bashkëjetoj me ta.”

Prokurori i Përgjithshëm i Antimafias ka shpjeguar se “impenjmi i forcave të rendit ka reduktuar trafikun e sasisë së drogave të rënda në vend, ndërsa trafiku i drogave të lehta është shtuar në mënyrë të dukshme me gjithë impenjimin e të gjithëve.”

“Legalizimi i drogave të lehta do të ishte një goditje e rëndë e klaneve krimiknale, tha ai.

“Shteti duhet të prodhojë e shes droga të lehta të cilësisë më të mirë e me çmime më konkurtuese se ato të trafikuara nga klanet kriminale.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here