Basha akuzon Ramen: Po demton ekonomine e vendit,30 mije biznese drejt falimentimit

0
892

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, përmes një postimi në facebook ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se është ai që po dëmton ekonominë e vendit.

Sipas Bashës, politika aktuale ka bërë që një pjesë e shqiptarëve të mos mund të paguajnë faturat e dritave dhe të ujit.

Basha: Politika e Edi Rames eshte krimi dhe droga. Eshte politika e tij qe ka cuar 30 mije biznese drejt falimentimit, mbylljes se mijera vendeve te punes, rritjen e cmimeve dhe zhytjen e shqiptareve ne varferi. Politika e Rames beri qe 30% e familjeve shqiptare nuk sigurojne dot buken e femijeve, 39% e shqiptareve nuk paguajne dot faturen e dritave dhe ujit, 43% e familjeve nuk sigurojne dot ngrohjen për femijet.

Ndërkohë, Basha shkruan se krimi ka kapur shtetin. Sipas tij, opozita është në mbështetje të popullit.

BashaBeteja jone per dekriminalizimin e shtetit, per venien para drejtesise te Sajmir Tahirit si mbeshtetesi dhe perfituesi i trafikut te droges eshte sot beteja me jetike per shqiptaret. Sepse krimi ka kapur shtetin, varferia dhe mjerimi ka pushtuar anembane vendin, papunësia dhe pamundësia po shtyn drejt emigrimit mijera te rinj e intelektuale.

Opozita eshte ne krahun e njerezve. Rama dhe qeveria e tij janë te zhytur ne krim dhe te kapur nga krimi; jane problemi dhe jo zgjidhja”, e mbyll postimin e tij kreu i opozitës Lulzim Basha.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here