Friday, May 17, 2024
HomeSportMbërrin Skënderbeu, “blindohet” Beogradi

Mbërrin Skënderbeu, “blindohet” Beogradi

-

Sipas planit, Skënderbeu ka mbërritur në Beograd, teksa nesër do të luajë ndeshjen e katërt në grupet e Europa League ndaj Partizanit të Beogradit. Skuadra korçare është shoqëruar nga masa të rrepta sigurie, teksa ndryshe nga 3 vite më parë kur mbërriti Shqipëria, mungonin forcat ushtarake.

Bashkë me ekipin, në delegacionin prej rreth 50 personash, udhëtuan drejt Beogradit dhe 7 policë privatë dhe dy efektivë të policisë së shtetit, për të bërë më të sigurt qëndrimin e ekipit korcar në kryeqytetin e Serbisë.

Skuadra është akomoduar në hotelin “Croëne Plaza”, që gjithashtu është i rrethuar me forca të shumta policie. Sa i përket takimit, për ndeshjen e së enjtes janë instaluar 90 kamera sigurie dhe janë angazhuar 700 policë që do të ruajnë rendin dhe do të ofrojnë sigurinë në stadium.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts