2 nentori, dita e purgatorit

0
1530

 

Besimtaret e Krishtere kujtojne te afermit qe nuk jetojne me

Me lule në duar, qirinj dhe lutje besimtarët e krishterë i janë drejtuar këtë 2 nëntor varrezave ku prehen të afërmit e tyre, në përkujtim të ditës së purgatorit.

Një ditë pas festës së të gjithë shenjtërve, sot ata luten për ata që nuk jetojnë më. Lotët tuaj janë shenjë e dashurisë për ata që nuk janë më në mesin tonë, prandaj të lutemi për ta e të kuptojmë që jeta jonë është me shprese vetem tek zoti, tha në fjalën e tij arqipeshkvi i Shkoder – Pult, imzot Angelo Massafra. Ai shtoi se ky nëntor është edhe më i veçantë, pasi dy ditë më pas përkujtojmë 1 vjetorin e lumturimit të 38 martireve te fese.

Pas meshës së shenjtë, në prani të besimtarëve u bë bekimi i varreve, ndërsa familjarët kanë vijuar lutjet dhe ndezjen e qirinjve për shpirtrat e atyre që kanë kaluar nga kjo jetë ne mashim. Dita e të vdekurve na kujton, më shumë se kurrë, se bota nuk është në dorë të njeriut, por në dorë të Zotit e mbylli mesazhin e tij në këtë ditë ipeshkvi i Shkodres.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here