Mbyllet merkata e mishit ne Rus

0
1648

 

Tregtaret: Nuk kemi asnje paralajmerim, kerkojme zgjidhje nga Bashkia

 

I vihet dryni merkates se mishit ne Rus. Inspektoret e autoritetit ushqimor dhe zyra e veterinaris ne Bashkine Shkoder kane mbyllur çdo pike tregtimi.

Tregtaret thone se nuk kane marre asnje sqarim mbi arsyet e mbylljes, teksa hedhin akuza ndaj Bashkise e cila nuk gjen nje treg te pershtatshem per ta, ndersa ambjentet jane lene ne dore te privatit.

As veterineri i Bashkise Shkoder, dhe as inpektoret e aku-se nuk kane dhene nje prononcim per mediat, ne lidhje me motivin e mbylljes se merkates.

Aksioni eshte shoqeruar edhe nga forcat e policise se rendit, te cilet kane monitoruar mbarevajtjen e situates. Kjo nuk eshte hera e pare qe ndaj kesaj merkate merret nje mase ekstreme, siç eshte mbyllja, por ajo qe deri me sot ka munguar nga institucionet pergjegjese eshte zgjidhja e problematikave per keto familjare qe me kete pune sigurojne te ardhurat e familjes

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here