Peraj: Nuk e pranojme kete menyre vleresimi
Urdheri i Ministrise se Arsimit per te zhvilluar anketim per drejtoret e shkollave, me qellim testimin e tyre, ka prekur edhe Shkodren. Kete te enjte inspektoret e Ministrise por edhe te DAR Shkoder kane kryer anketime ne cdo shkolle
Proçedurat e anketimit jane kundershtuar nga sindikata e arsimit, e cila i konsideron si aspak normale dhe ben me dije se nuk do ti njohe keto menyra absursde te vleresimit te titullareve.
Ne kete urdher parashikohet qe mesuesit e shkolles do te vleresojne nepermjet nje anketimi te fshehte punen e drejtorit dhe nendrejtorit te tyre. Nderkohe qe nuk dihet se cfare do te ndodhe pas administrimit te rezultateve te anketimit nga Ministria e arsimit, nese keta drejtore do te shkarkohen apo mund te behen pjes e trajnimeve per te qene ne lartesine e duhur.