Basketboll, te shtunen Vllaznia-Kamza

0
799

Hallunaj optimist për fitore, kerkon maksimumin nga kuqeblute

Java e katërt e Kampionatit Kombëtar të basketbollit për meshkuj përballë në Shkodër, Vllazninë dhe Kamza Basket. Një çift që sa herë është ballafaquar ka dhuruar  emocione për publikun. Edhe këtë herë kështu pritet të ndodhë kur takimi në fjalë luhet të shtunën, ora 18.00 në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”. Kuqeblutë vijnë në këtë javë me dy fitore dhe një humbje. Humbja është pësuar në Shkodër me Teuten, ndërsa dy fitoret janë regjistruar në transferte, që të dyja në Tiranë, fillimisht ndaj Partizanit dhe javen e kaluar ndaj Barleti Eagles me rezultatin e thellë 67-102.

Në vijim, Hallunaj flet edhe për gjendjen e skudrës, ku sipas tij nuk ka mungesa, duke qënë të gjithë të gatshëm për lojë.

Ndeshja Vllaznia-Kamza konsiderohet ndeshja më e fortë e javës së katërt, ndaj për këtë edhe interesimi i tifozërisë shkodrane pritet të jetë i madh në mbështetje të skuadrës së zemres.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here