Sinjale pozitive nga volejbollistet femra te Vllaznise

0
810

 

Trajnerja Gogo e kënaqur me reagimin e skuadrës në stervitje

Fitorja e javës së katërt ndaj Korabit me rezultatin e thellë 3 me 0 që ishte edhe e para në katër javët e para të kampionatit ka krijuar një klimë shumë pozitive në radhët e ekipit të volejbollit Vllaznia për femra. Kjo është parë qartë edhe në seancen stervitore të së premtes, ku volejbollistet shkodrane nën drejtimin e trajneres së tyre Sadije Gogo dhe kolegut të saj Drinazi kanë demostruar seriozitet dhe përkushtim maksimal në aplikimin e programit stervitor.

Peteza, Molla, Zhivani, Molla, Picaku, Qershia, Kiri, Culaj, Dodani, janë emrat që u aktivizuan në ndeshjen e fundit me Korabin ku Vllaznia fitoi 3 me 0, me të cilat trajnerja Gogo do të përfaqësohet edhe në ndeshjen e radhës.

Për trajneren Gogo, krahas realizimit të objektivit për t’u përfshirë në katërshen më të mirë të kampionatit, e rëndësishme është se ajo dallon tek brezi i vajzave të reja që ka në ekip një perspektive për të ardhmen që shumë shpejt do të shpërblehet me rezultate shumë positive.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here