Plagoset 23 vjeçari, ne pranga autoret

0
1388

H.B u qellua me automatik, drejt Tiranes ne gjendje kritike

Hermes Beqiri 23 vjeç mbeti i plagosur me armë zjarri mbrëmjen e së shtunës në afërsi të ish Zooteknikës në lagjen “Guerrile”. Ai ka qënë duke pirë kafe në një lokal kur është qëlluar nga 2 persona, të cilët më pas u larguan me njw motorçikletë, në drejtim të paditur. I plagosuri u dërgua në spitalin rajonal të Shkodres ku pas gjendjes kritike, mengjesin e së dieles bluzat e bardha vendosen ta transportonin drejt Tiranës. Pas pyetjes së dëshmiratëve dhe hetimeve intensive, policia dokumentoi ngjarjen duke arrestuar 2 autorët e dyshuar, të cilat ishin fshehur në një objekt të pabanuar. Për ngjarjen në fjalë zgjodhi vete drejtori i policisë së qarkut Gjovalin Loka, të zbardhë arrestimet dhe dinamiken e saj.

Duke shprehur vendosmërinë e policisë së shtetitpër të goditur me ashpërsine e ligjit çdo ngjarje apo situatë kriminale, drejtuesi i policisë veriore ftoi edhe qytetarët të bashkëpunojnë duke denoncuar çdo rast të dyshimtë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here