Këshilli i BE kritika Ramës: Nuk zgjidhe problemet e drogës, rrite tensionet në Ballkan

0
1165

Këshilli Europian për Marrëdhëniet me Jashtë në një shkrim të publikuar në faqen e saj zyrtare ka bërë një analizë të situatës në cilën gjendet aktualisht Ballkani Perëndimor.

“Ballkani nuk po kalon një kohë të mirë. Shkalla e madhe e dhunës që përjetoi rajoni në vitin 1990 nuk është më pjesë e politikave ballkanike. Ka progres, sigurisht. Megjithatë, mungesa e dhunës nuk do të thotë se ka mungesë problemesh. Ekonomia e dobët, rritja e pakënaqësisë së popujve karshi liderëve që kanë dhe ripërtëritja e tensioneve etnike ka krijuar tension të lartë poshtë një sipërqafeje të qetë në dukje,” shkruan KE.

Në analizën e bërë flitet edhe për Shqipërinë, ku flitet për politika klanore të ndërthurura me korrupsion. Po ashtu nuk është lënë pa u përmendur edhe çështja e trafikut të drogës.

‘Shqipëria ka përçarje të madhe politike, ku politikat dhe marrëdhëniet klanore ndërthuren në një rrjet hakmarrjeje dhe korrupsioni.  Trafiku i drogës dhe pastrimi i parave lulëzojnë në këtë ambient. Në vend që të merret me këto dështime qeveritare, Edi Rama, kryeministri shqiptar, kohët e fundit i ka përkeqësuar edhe më tepër, duke ngritur spektrin e Shqipërisë së Madhe, duke ushqyer frikën e separatizmit në Maqedoninë fqinje” shkruhet në analizën e KE.

albaniaaaa

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here