Rama mbledh task forcen e ujit

0
766

90 dite afat per veterregullim, me pas ndeshkime

Fjalën e nisi duke treguar se ndasitë politike janë lënë pas kur të gjithë i janë bashkuar mbledhjes së task – forcës për ujin, si një reformë e domosdoshme qe merr jetë pas asaj të energjisë, e që brenda 90 ditësh duhet të fillojë të japë rezultate. Kryeministri i vendit Edi Rama përpara 61 kryetareve të bashkive  tha se çështja e ujit është një prapambetje shumë e gjatë, dhe se shqetësim parësor janë ankesat e banorëve. Objektivi i parë i reformës do të jenë vetë institucionet e shtetit dhe nëpunësit e administratës publike, për të vijuar më pas me bizneset e në fund konsumatorët. Të gjithë kanë afat 90 ditë për vetërregullim, ku do të nisë prerja e lidhjeve të paligjshme pa penalizime në këtë periudhë tranzitore, për të vazhduar në shkurt me kontrollin derë më derë dhe penalizimet ligjore për çdo vjedhje të ujit.

Ndërsa sistemin e quajti të falimentuar, kompanitë e ujësjellësit tha se janë kthyer në ndërmarrje punësimi.

Rama kujtoi se Shqipëria është vendi i dytë më i pasur me burimet ujore, teksa në krahun tjetër jemi i vetmi vend me probleme serioze në furnizimin e qytetarëve me ujë të pijshëm. Ai tha se me përjashtim të 7 qyteteve uji shkon në rubinete vetëm 4 deri në 5 orë në ditë. Si përgjegjëse për këtë situatë Rama tha se pikë së pari është qeverisja qendrore, e cila në 27 vite nuk e ka zgjidhur këtë problem. Kryeministri tha se edhe sikur vetëm 1 për qind të burimeve natyrore që kemi, furnizimi do të ishte i garantuar për të gjithë banorët në të gjithë vendin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here