Nderron jete i plagosuri Beqiri

0
1806

22 vjeçari nuk i mbijetoi plageve te marra, vdes ne Tirane

Ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës në Tiranë 22-vjeçari Hermes Beqiri, i cili u plagos mbrëmjen e se shtunes në lagjen “Guerrile” të qytetit të Shkodrës. I riu u dërgua me urgjencë nga qyteti verior për në Tiranë për mjekim të specializuar duke parë gjendjen e rëndë, por nuk arriti që t’i mbijetonte plagës nga plumbi që mori për shkak të hemoragjisë. Ai u qëllua pas një sherri mes një grupi të rinjsh pas një debati për një tavolinë në një lokal. Hermes Beqiri e zuri tavolinën duke vendosur kapelën e tij, por më pas debatoi për vendin me Elvis Hoxhën, i cili u largua për t’u kthyer pas disa minutash me armën e zjarrit duke e qëlluar. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në një lokal pranë “ish- zooteknikës”, kur 17 vjeçari Hoxha qëlloi mbi Hermes Beqirin, i cili ndodhej së bashku me 3 persona të tjerë brenda ne lokal. Forcat Shqiponja vunë në pranga  3 orë pas atentatit, autorin e dyshuar i cili ishte fshehur në një banesë në ndërtim e siper ne fshatin Grude, ndërsa u gjet edhe arma e krimit, tip kallashnikov. Bashkë me Elvis Hoxhën është arrestuar edhe një 17-vjeçar tjetër me inicialet D. H., i cili ka qenë bashkëpunëtor në krim. Policia e Shkodrës bëri me dije se ka arrestuar edhe 21-vjeçarin Bekim Turishta me akuzën e moskallëzimit të krimit. Vikitma Hermes Beqiri ishte një emer i njohur për policinë pasi ka qenë i arrestuar dhe dënuar më parë për vjedhje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here