BERZH rishikon rritje ekonomike për Shqipërinë më 2017

0
1623
The EBRD's 2011 Annual Meeting in Astana, Kazakhstan, 20-21 May 2011

Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) ka rishikuar ndjeshëm parashikimet e rritjes ekonomike shqiptare të vitit 2017. Sipas raportit më të fundit të BERZH, Shqipëria do të ketë rritje ekonomike 3.7% në 2017, parashikim ky me rritje 0.2% krahasuar me raportin e mëparshëm, që u publikua në maj të këtij viti. BERZH ia atribuon këtë rritje projektit TAP dhe ndikimit të tij në ekonominë shqiptare. Ndërsa, sa i përket rritjes në 2018, BERZH ruan të njëjtin parashikim si në maj, me 3.7%.

Në shpjegimin për Shqipërinë, raporti thotë se “parashikimi afatshkurtër mbetet pozitiv, ndaj kemi vendosur të ngremë parashikimin për rritjen ekonomike të vitit 2017, bazuar nga performanca e fortë në pjesën e parë të 2017-ës. Ndërsa në vitin 2018, pa ndryshim, në kurriz të kërkesës së brendshme private dhe punimeve të tjera të pritshme në investime direkte në fushën e energjisë, përfshirë edhe TAP”.

Rritja mesatare në rajonin e BERZH-it shihet në 3.3% këtë vit, një rritje prej 0.9 pikë përqindjeje kundrejt parashikimit të mëparshëm nga maji dhe krahasuar me rritjen e vetëm 1.9% në vitin 2016.

BERZH ndjek ekonomitë e 37 vendeve në zhvillim, ku financon projekte dhe mbështet reformat që promovojnë ekonomi të qëndrueshme dhe miqësore ndaj mjedisit. Ritmi i rritjes është rritur në 27 nga ekonomitë e BERZH këtë vit, hera e parë që një rritje kaq e gjerë shihet që nga viti 2010. Të gjitha ekonomitë në rajon, përveç Azerbajxhanit dhe Maqedonisë, kanë pasur rritje pozitive në gjysmën e parë të viti. Disa vende, veçanërisht Rumania dhe Turqia, po gëzojnë norma rritjeje krahasuar me nivelet para krizës të mesit të viteve 2000.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here