Detajet e vrasjes së shqiptares në Itali/ Migena po ndahej nga Dritani…

0
2097

 Një krizë që po rrezikonte martesën e tyre duket të ketë qenë shkaku i krimit të rëndë në Itali, ku një 37-vjeçar shqiptar vrau dje me thikë gruan e tij. ‘Il picolo’ shkruan se pavarësisht dëshmive të fqinjëve të tyre se kurrë nuk kishin dëgjuar grindje mes tyre, mes çiftit ka pasur mosmarrëveshje.

Por, nga hetimet e policisë rezulton se martesa e tyre ishte në krizë, ndërsa thuhet se Dritan Sulollari po ndahej Migena Këllezi. Ndënëse ata jetonin ende në një shtëpi, praktikisht ata po ndaheshin. Po ashtu, në profilin e saj në ‘Facebook’, gruaja nuk postonte më foto me bashkëshortin e saj, ndërsa aty kishte foto me kolegë, ndërsa protagonisti ishte djali i saj.

Pas vrasjes makabre, djali 8 vjeç i çiftit është strehuar tek një mik i familjes. Ndërsa gjyshërit që jetojnë në Shqipëri, mësohet se janë nisur drejt Italisë, sapo morën lajmin e rëndë të vrasjes së Migena Këllezit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here