Dita e Medias, Hahn: Liria e medias s’mund të zhvillohet në një sektor të izoluar

0
713

 Komisioneri e Bashkimit Evropian për Politikën e Fqinjësisë dhe Negociatat e Anëtarësimit, Johannes Hahn ka thënë se liria e medias nuk mund të zhvillohet në një sektor të izoluar. Gjatë konferencës për lirinë e medias në Ballkan të zhvilluar në Tiranë, Hahn tha se duhet të merren në konsideratë edhe problematikat e medias.

“Gazetaria nuk ndodhet në një sferë të izoluar, por në mes të shoqërisë. Nuk ka qenë e lehtë për të transferuar idetë e vjetra në një format të ri. Duhet të zbatohen idetë, jo vetëm t’i kesh ato në mënyrë që të ecet përpara. Liria e medias nuk mund të zhvillohet në një sektor të izoluar. Duhet të shohim shumë çështje, si pronësia, çështja e reklamave etj.

Duhet të marrim në konsideratë edhe pengesat për raportimin e pavarësisë dhe të lirë, si presionin politik dhe censurën. Ne kemi përshtatur formatin e konferencës për të hedhur sytë nga e ardhmja e medias. Një media e lirë është thelbësore dhe e rëndësishme edhe për të ardhmen e një vendi”- tha Hahn.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here