NDAHEN ÇMIMET E GAZETARISË EKONOMIKE “VANGJUSH GAMBETA”, MES FITUESËVE EDHE ANDREA STEFANI PAS VDEKJES

0
928

 

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë ndau sot çmimet “Vangjush Gambeta” për raportimin më të mirë ekonomik të botuar në Shqipëri, në Kosovë dhe Maqedoni gjatë vitit 2017, si dhe çmimet e karrierës në gazetari.

Fituesit e çmimeve këtë vit ishin:

Evis Halili (Memedaliu)-Për shkrimin më të mirë ekonomik në shtypin e shkruar në Maqedoni

Vjollca Kongjoni- Për emisionin më të mirë audioviziv në Shqipëri

Blerina Hoxha-Për shkrimin më të mirë ekonomik në shtypin e shkruar në Shqipëri

Enis Veliu- Për shkrimin më të mirë ekonomik në shtypin e shkruar në Kosovë

Ndërkohë, çmimi reportere e vitit shkoi për gazetaren Alma Çupi.

Po ashtu, gjatë kësaj ceremonie janë ndarë edhe çmimet e karrierës in memoriam. Këtë vit dy çmime shkuan për gazetarin Ramiz Kelmendi (pas vdekjes) dhe çmimi i karritres për Shqipërinë shkoi për Andrea Stefanin (pas vdekjes).

Ishte bashkëshortja e Andrea Stefanit, ajo e cila mori në dorëzim këtë çmim të akorduar nga Unioni i Gazetarëve Shqiptarë, ndërsa gjatë ceremonisë nuk i fshehu emocionet.

Çmimi i Gazetarisë Ekonomike “Vangjush Gambeta” nisi që në vitin 2009 me mbështetjen e Japan Tobacco International.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here