Shkoder, arrestohet ne flagrance 39 vjeçari, hajdut banesash

0
3360

Shkodër

Tenton të vjedh banesë, arrestohet në flagrancë nga Policia

Nga Seksioni për hetimin dhe parandalimin e krimeve u arrestua në flagrancë shtetasi:

Gazmir Baboçi, 39 vjeç, banues në lagjen Nr. 4 Laç Milot.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në lagjen “Kongresi Permetit”, Shkodër, ka hyrë në banesën e shtetasit F. H. 74 vjeç, i cili ky i fundit ka njoftuar policinë pasi ka parë autorin duke hyrë nga dera e banesës.

Menjëherë falë veprimeve të shpejta, është arrestuar në flagrancë nga ana shërbimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, në ngarkim të shtetasit Gazmir Baboçi për veprën penale “Vjedhja” parashikuar nga neni 134/2 Kodit Penal.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here