Dekonspirohet ambasadori Lu/ 200 mijë euro për ti fshirë emrin nga lista e zezë?

0
2743

Një denoncim është bërë publik në rrjetet sociale nga Dardan Gashi në lidhje me një skandal të vërtetë. Bëhet fjalë për një ryshfet që është dhënë ndaj ambasadorit amerikan Donald Lu, për të takuar dhe hequr emrin nga lista e zezë një kryebashkiaku shqiptar.

Mësohet se ambasadori i SHBA-së do të shkonte në Laç dhe do të bënte edhe një takim me kryebashkiakun e këtij qyteti, që sipas opozitës është me precedentë penalë dhe me 5 emra.

Për të bërë një foto dhe për të pastruar emrin, e të mos i përmendet emri, janë paguar 200 mijë euro, shkruan Dardan Gashi në Facebook.

Sipas denoncimit ekzistojnë komunikime dhe dokumente autentike në lidhje me këtë pagesë të bërë nga kryebashkiaku i Laçit, Artur Bardhi i cili rezulton me 5 emra, pagesë që Dardan Gashi shkruan se është bërë me ndërmjetësinë e Edi Ramës.

Dokumentet thuhet në denoncim do të bëhen publike në ditët në vijim dhe do të dorëzohen në Departamentin Amerikan të Shtetit. Kujtojmë këtu se ambasadori Donald Lu është në fund të mandatit të tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here