Me 1 dollar bëhet milioner, kush është shqiptari që u shpërblye nga lotaria në SHBA

0
2050

Një shqiptari në Shtetet e Bashkuara të Amerikës i ka buzëqeshur fati duke fituar plot 1 milionë dollarë me vetëm një biletë lotarie që kushton 1 dollar.

Edmond Nicaj 41 vjeç arriti të gjente kombinimet e lotarisë së famshme “Michigan Lottery’s Powerball”, nga e cila ka dalë fitues me një shifër të konsiderueshme parash. 41-vjecari ka arritur të kapë numrat fitues të lotarisë 24-26-28-59-63.

“Unë blej një biletë lotarie herë pas here, por kësaj radhe ishte vërtet shpërblyese”- tha Nicaj pasi fitoi çmimin e madh.

Babai i 6 fëmijëve tha se gëzimi i gjithë familjes ishte i madh, pasi morën vesh se janë fituesit e lotarisë.

“E pashë biletën në mëngjes dhe nuk ndaloja dot duke u hedhur nga gëzimi. Fëmijët më dëgjuan dhe zbritën poshtë. Djali 6-vjeçar filloi të më pyeste se me sa zero ishte shuma që fitova”- ka thënë ai.

Të premten, Nicaj ishte pranë ambienteve të lotarisë për të tërhequr çmimin. Me këto para, ai tha se ka planifikuar të paguajë faturat dhe të ndajë mënjanë disa për fëmijët e tij.

Biletat e lotarisë ‘Powerball’ shiten në 44 shtete, duket përfshirë Uashington DC, Ishujt Virgjinia dhe Porto Riko.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here