Xhafaj: Mirënjohje 2200 policëve që ndihmuan të përmbyturit, qëndruan 72 orë në këmbë

0
766

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj ka përgëzuar 2200 punonjës polciie që kanë ndihmuar banorët e prekur nga përmbytjet në disa zona të vendit. Përmes një statusi në Twitter, Xhafaj thotë se 2200 forca policore kanë qëndruar 72 orë në këmbë për të ndihmuar banorët.

“72 ore në këmbë, 2.200 forca policore në ndihmë të banorëve të përmbytur. Meritë të veçantë FNSH e Fier & Shkodër, DELTA Force, Policia Rrugore por dhe grupet e Emergjencave Civile ardhur nga Kosova. Emocion i veçantë për vlerësimet e marra nga njerëzit e thjeshtë të zonave të përmbytura dhe nga media për sakrificat e aktet heroike të punonjësve të Policisë. Mirënjohje! Falëminderit të gjithëve!”- shkruan Fatmir Xhafaj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here