Rikthim tek Shtëpia e Abatit Prend Doçi, Kumbaro: Do te merret nen mbrojtjen e Ministrisë se Kulturës

0
1893

E ndërtuar rreth 130 vite me pare, shtëpisë se Preng Doçit, i njohur si Abati i Mirditës, shpresohet ti jepet statusi i monumentit te trashëgimisë kulturore – historike. Ne funksion te këtij qëllimi ishte edhe vizita e Ministres se Kulturës, Mirela Kumbaro, ne mjediset e jashtme te kësaj shtëpie, pasi ata qe pretendojnë se janë pronare te saj, e kishin mbyllur, ndonëse me pare studiuesit Dom Nike Ukgjini i kishin premtuar se do ta hapnin.  

Ministrja Kumbaro tha se janë te shumta objektet e kësaj natyre me pronësi te paqarte, por do te ndiqet rruga ligjore për administrimin e tyre:

Kemi te bëjmë me objekte te një rëndësie kulturore kombëtare, ndaj nuk mund te mos i ruajmë për vlerat qe kane, prandaj i falënderoi qytetaret e Shkodrës, tha Kumbaro:

Kjo shtëpi, e vetmja me këtë arkitekture ne Shkodër, neoklasike, simbolizon periudha te rëndësishme te historisë sonë kombëtare, si seli diplomatike e Preng Doçit apo si qendra e Shoqërisë “Bashkimi” me alfabetin shqip. Abati i Mirditës, Preng Doçi, deri ne vitin 1917 kur dhe ndërroi jete, si njeri nder ideologet i rilindjes sonë kombëtare, ka spikatur si atdhetar, intelektual i shquar dhe krijues letrar, botues i 32 librave.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here