Një President trendy/ Meta i ikën Tiranës zyrtare dhe promovon Alpet i veshur sport

0
778

Presidenti Ilir Meta është larguar për pak çaste nga ‘zhurma’ politike dhe zhvillimet e fundit në vend, ndërsa shihet i qeshur diku mes maleve.

Në faqen e tij të ‘Facebook’-ut Meta ka dhënë një mesazh në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Maleve, ndërsa bën thirrje qe të mbrohet natyra shqiptare.

“Miq të dashur, Shqipëria jonë është e mbushur me male nga më të bukurit në botë. Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Maleve, të ndërgjegjësohemi për të mbrojtur e promovuar Alpet dhe malet tona, natyrën e mahnitshme, pyjet, lumenjtë e liqenet, për të ardhmen e shëndetshme të fëmijëve dhe të gjithë qytetarëve.”, shkruan Meta në profilin e tij, ndërsa shihet i veshur sport.
25348486_1605392306173703_6808439946026418209_n

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here