Zyrtarizohet kandidatura e tretë për Prokuror të përkohshëm (Emri)

0
773

Është zyrtarizuar edhe kandidatura e tretë për postin e Prokurorit të Përgjithshëm të përkohshëm.

Kandidati i tretë është Arqile Koça, i cili është prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme. Dje dorëzuan dosjen kandidati Ferdinand Elezi dhe Arta Marku.

Një nga emrat e përfolur si kandidate për këtë detyrë, është Arta Marku, prokurore në rrethin e Shkodrës.

41-vjeçarja nga Puka ka përfunduar në vitin 1999 shkollën e lartë në Shkodër, ndërsa Magjistraturën në 2001, dhe ka një eksperiencë prej 15 vitesh si zëvendësprokurore e këtij rrethi. Deri më tani janë përfolur si kandidatë edhe prokurorët Ferdinand Elezi dhe Xhemal Saliaj.

Aplikimet për Prokuror të përkoshëm mbyllen sot në orën 18:00.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here