Kisha katolike e Lezhës ofron drekë për 200 fëmijë rom dhe egjiptian

0
1364

Diten e djeshme 200 fëmijë të komunitetit rom dhe egjiptian në Lezhë janë ftuar në një drekë festive për krishtlindjet. Dreka është përgatitur nga nxënësit e shkollës së kuzhinës, ndërsa është sponsorizuar nga kisha katolike në Lezhë.

Nxënësit e shkollës së kuzhinës në Lezhë kanë shtruar një drekë për fëmijët e komunitetit rom dhe egjiptian. Janë 200 fëmijë të cilët u bënë pjesë e drekës festive të shtruar me këtë rast. Iniciatori i këtij aktiviteti, Arber Avdia, u shpreh  se është kënaqësi t’iu shërbesh fëmijëve në nevoje.

“Nxënësit kanë marrë një iniciativë për të ndihmuar fëmijët në nevojë, për ne është shumë kënaqësi, ju urojmë Krishtlindjen dhe një Vit të Ri sa më të mbarë”, tha Arber Avdia Kuzhinier.

Ipeshkvi i Dioqezes së Lezhës, Otavio Vitale, tha se kisha katolike është e prirur të qëndroje pranë atyre që kanë më shumë nevoje, ndërsa drejtori i qendrës “Shenjta Mari” Luçiano Levri, deklaroj se mbështetja për romet dhe egjiptianet do të jetë e vazhdueshme.

“Dëshira jonë është të qëndrojmë sa më afër njerëzve që janë në nevojë, ky është mësimi i kishës të qëndrojmë afër çdo njeri të varfër,” u shpreh Otavio Vitale Ipeshk i Lezhës.

“Prej 15 vitesh ndihmoj 90 fëmije rom dhe egjiptian që të jenë si të tjerët, të kenë të njëjta të drejta dhe të mund të shkojnë në shkollë. Kjo mbështetje do të vazhdojë edhe në të ardhmen. Unë jam i bindur se çelësi i integrimit është shkolla, tregoi Luçiano Levri Drejtor i qendrës” Shenjta Mari”.

Dreka e bamirësisë për fëmijët rom dhe egjiptian është kthyer në një tradite në qytetin e Lezhës, pasi është viti i 4 që organizohet.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here