Nëse Rehovica dhe Rakipi humbasin mandatin, ja kush i zëvendëson në Kuvend…

0
1115

Nëse KQZ miraton kërkesën e Prokurorisë për ndërprerjen e mandatit të dy deputetëve Aqif Rakipi dhe Gledion Rehovica, përkatësisht të PDIU dhe LSI-së, atëherë ato do të zëvendësohen nga emrat pasardhës në listën shumëemërre të dy partive politike në Qarkun e Elbasanit dhe Beratit.

Në rradhë për PDIU-në është Florenca Halili, ndërsa për LSI në Berat është Silva Caka.

Në rastin e PDIU-së Halili hyn në Kuvend për shkak se në qarkun e Elbasanit kjo forcë politike nuk ka respektuar kuotat gjinore, ccka do të thotë se në Kuvend do të hyjë kandidatja e parë femër, pavarësisht pozicionit që ndodhet në listën shumëemërore.

Sipas organit të akuzës, dy deputetët të cilët vite më parë kanë jetuar e punuar në Itali ku janë arrestuar për vjedhje, si dhe kanë përdorur emra të tjerë, kundravajtje të cilat nuk i kanë deklaruar në formularin e dekriminalizimit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here