Protesta,pas aleatëve Basha thërret krerët e degëve, nesër prorositë

0
657

 

Pas takimit me aleatët, kreu demokrat, Lulzim Basha, do të mbledhë dhe krerët e degëve të PD në rrethe, si dhe grupin parlamentar. Lulzim Basha ka thirrur në takim të gjithë krerët e degëve nesër në orën 11:00, për një bisedë 1-orëshe, ndërsa në orën 12:00 do të jetë në takim me grupin parlamentar.

Këto takime intensive, që vijojnë nga mbrëmja e kaluar me kryetaren e LSI, Monika Kryemadhin, vijnë në një moment ku opozita e bashkuar po përgatitet për një aksion të gjerë protestash kundër qeverisë, që pritet të fillojë brenda muajit janar.

Pas takimit me aleatët, Basha deklaroi se ditën e nesërme do të bëjë të ditur dhe datën se kur do të nisë protesta e opozitës, e cila mbetet ende enigmë, ndonëse burimet thonë për Report Tv se opozita do të zbresë në shesh më 27 janar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here