Wednesday, May 8, 2024
Home Ekonomi Taksat në faturën e ujit,bashkia Lezhë ndryshon skemën e mbledhjes për familjarët

Taksat në faturën e ujit,bashkia Lezhë ndryshon skemën e mbledhjes për familjarët

0
861

 

Taksat vendore në Lezhë do të faturohen nëpërmjet faturës së ujit të pishëm.  Bashkia e sheh këtë si formën e vetme për ti mbledhur këto detyrime që në vitin 2017, familjet lezhiane i paguan vetëm në nivelin 12 %.

Bashkia e Lezhës do ti faturojë taksat vendore përmes faturës së ujit të pijshëm. Ky ndryshim i skemës shihet nga drejtuesit lokalë si zgjidhja e vetme përballë fenomenit të mospagimit të taksave nga ana e familjarëve.

Frrokaj: Taksat do të jenë të bashkuara me faturën e Ujësjellësit, unë do bëj takim me drejtorin dhe të gjitha struktutrat, është mënyra e vetme që ne mund të jemi më të saktë.Është pak e vështirë për t’ua thënë por duhet bërë pagesa.

Për vitin 2017 në Lezhë u mblodhën vetem 12 % e taksave të parashikuara për familjet. Tarifimi përmes faturës së ujit ka dhënë rezultate pozitive në disa rrethe, ku situata ka shkuar drejt normalizimit.

Frrokaj: Nuk kemi bërë asnjë rritje të taksave megjithëse progresivisht, teorikisht dhe praktikisht, edhe për shkak të nevojës që ne kemi, duhet të kishim një rritje të taksave.

2017 ishte një vit i vështirë financiar për Bashkinë e Lezhës, e cila megjithatë sipas kryetarit Fran Frrokaj nuk ka zgjedhur rritjen e taksave për të kapërcyer situatën.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here